Ata të dy janë përfolur se kanë diçka më shumë se marrëdhënie miqësore, por asnjëherë nuk është pranuar nga asnjëri prej tyre, duke vijuar me bashkëpunime muzikore me njëri-tjetrin.
Flasim për Flori Mumajesin dhe Fifi, emri i vërtetë i së cilës është Filloreta Raçi.
Lexo edhe: Fifi lançon projektin muzikor “Akoma”
Ajo publikoi një ditë më parë këngën e saj të re, “Akoma” dhe Flori jo vetëm i ka bërë repost në Instagram promos së këngës por tashmë kanë filluar të ndjekin edhe njëri-tjetrin në këtë rrjet social.
Kënga mban titullin “Akoma” dhe vjen e realizuar nga produksioni Cinematic. Kjo këngë është realizuar nga producenti Apollo ndërsa tekstin e ka shkruar vetë këngëtarja.
