Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi, e njohur me emrin e artit Fifi, po shijon suksesin e këngës së saj më të fundit me titull “Akoma”.
Fifi e publikoi këngën me tekst të shkruar nga vetë ajo në ditën e saj të lindjes, më 31 mars.
Kanë qenë të shumtë kolegët e saj që e kanë mbështetur dhe i kanë uruar suksese. Mes tyre është edhe kantautori i njohur, Flori Mumajesi, i cili publikoi në profilin e tij në “Instagram” një pjesë të këngës.

Kujtojmë se ata janë përfolur për një romancë mes tyre, por që asnjëri nuk e ka pranuar, duke vijuar bashkëpunimet në tregun muzikor.
Më pas u tha se dyshja i kishte prishur marrëdhëniet dhe se nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në “Instagram”.
Por ditën e sotme, Fifi i ka ngjallur sërish dyshimet teksa publikoi një foto ku në të shkruhej “F2”. Nuk dihet nëse i referohej emrit të saj dhe Florit që nisin me shkronjën “F”.

Gjithsesi, këngëtarja vendosi që foton ta fshinte para se ta shikonin të gjithë, shkruan “iconstyle.al”.
