Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Filmi “Barbie” ndalohet në Vietnam, arsyeja bëhet një hartë

22:48 / July 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
barbie
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Filmi “Barbie” tashmë është bërë viral dhe pritet të fitojë miliona të ardhurash. Premiera e këtij filmi është në 21 Korrik dhe kasti po e promovon atë përmes intervistave të shumta. Vietnami ka vendosur të mos lejojë shfaqjen e filmit me protagonistë Margot Robbie dhe Ryan Gosling.

Ndalimi erdhi pas një urdhri nga qeveria, ku Bordi Kombëtar i Vlerësimit të Filmit dhe ministria janë  shqetësuar për një hartë të diskutueshme, e cila shfaqet në film. Sipas Variety, ekziston një skenë që përshkruan një hartë me “vijën me nëntë pika”, e cila është një përfaqësim i pretendimeve territoriale të Kinës në Detin e Kinës Jugore, për të cilën Vietnami thotë se shkel sovranitetin e saj.

Në një artikull, gazeta shtetërore e Vietnamit, Tuoi Tre, shkruan:

“Ne nuk po e licencojmë filmin amerikan “Barbie” në Vietnam, sepse ai përmban imazhin fyes të vijës nëntë pika.”

Aktorja Margot Robbie në këtë film, ka mishëruar plotësisht kukullën legjendare që luan dhe është futur aq në lëkurën e rolit sa shihet kudo me rroba rozë. Qoftë një ngjarje në tapetin e kuq për nder të filmit, qoftë jashtë biznesit dhe thjesht në rrugë apo në aeroport, aktorja e njohur nuk vishet me asnjë ngjyrë tjetër përveç rozës.

bARBIE harta Vietnam
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.