Jennifer Aniston rikthehet me një komedi si një ish-mbretëreshë e bukurisë në filmin Dumplin’. Për këtë premierë me 28 shkurt, Cineplexx organizon eventin “Ladies Night” duke ju ofruar zonjave dhe zonjushave një natë argëtuese me shpërblime te ndryshme.
“Dumplin” është bazuar nga libri i autores Julie Murphy u realizua në film nga Anne Fletcher e cila është e njohur për filmat e saj komedi dhe romantikë si The Proposal & 27 Dresses. Ngjarja e filmit zhvillohet në një qytet të vogël në Texas ku vajza mbipeshë e ish-mbretëreshës së bukurisë regjistrohet në shenjë proteste në konkursin e bukurisë që e ëma organizon, por gjithçka përshkallëzohet kur të tjera vajza mbipeshë marrin pjesë, duke bërë kështu revolucion.
“Dumplin” nderon Dolly Parton me këngët e saj klasike gjithashtu dhe këngët e saj të reja si kolonë zanore e filmit duke shoqeruar aktoren kryesore (Danielle Macdonald) në një rrugëtim ku ajo gjen vetveten. Mesazhi kryesor qe e përcjell filmi është se bukuria është kur e japim më të mirën nga vetja në anën emocionale dhe jo atë fizike.