Filmi Barbie është bërë filmi më i suksesshëm i vitit në SHBA dhe Kanada deri më tani.
Filmi ka gjeneruar 155 milionë dollarë në fundjavën e parë të lancimit në territorin amerikan.
Ndërkohë, filmi tjetër i ri Oppenheimer – që po ashtu e ka pasur premierën të premten – ka mbledhur 93.7 milionë dollarë në SHBA, ka thënë kompania Universal Pictures.
Premiera e tyre është mbajtur në kohën kur kinematë, në përgjithësi, janë duke humbur shikueshmëri për shkak të përmbajtjes online.
Në Mbretëri të Bashkuar, kompania Vue ka thënë se për shkak të të dy filmave, kinematë kanë regjistruar qarkullimin më të madh në katër vjet.