Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Filmi në Rinas! Nga Barcelona në Tiranë, si u spiunua dhe u ekzekutua Gilmando Dani

19:06 / November 12, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
wmremove transformed 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vetëm 55 sekonda i mjaftuan autorëve për të kryer ekzekutimin mafioz të Gilmando Danit në Rinas. Atentat ku mbeti i plagosur edhe agjenti i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Mustafa Sheqeri. Sapo mjeti i Danit afrohet pranë vendit të ngjarjes, tre persona dalin me shpejtësi nga makina e ndaluar dhe hapin zjarr në drejtim të mjetit të viktimës, duke zbrazur karikatorët e armëve automatike. Makina e Danit ndalon disa metra më tej, ndërsa autorët afrohen përsëri.

Autori i afrohet mjetit pa nxitim dhe qëllon sërish në drejtim të tij, për t’u siguruar që shënjestra e atentatit ishte eliminuar. Më pas autorët janë larguar në drejtim të Krujës dhe në fshatin Halil kanë djegur makinën me 4 armë zjarri brenda. Autorët kanë ndjekur të njëjtin itinerar kur kanë shkuar në Rinas dhe kur janë larguar.

Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri sapo ishin kthyer nga Barcelona dhe kishin mbërritur në aeroportin e Rinasit aty ku kishin parkuar edhe automjetin që prej datës 7 nëntor kur ishin nisur drejt Spanjës. Një nga personat, që dyshohet të ketë pasur rolin e vëzhguesit dhe informatorit, është identifikuar nga policia e Tiranës.

Kjo pasi ai është parë të ruante viktimën dhe të plagosurin që nga momenti kur dalin nga aeroporti. Dhe përgjatë kohës njoftonte personat që ndodheshin në automjetin tip Toyota. Ka dyshime te forta se informacioni për autorët ka ardhur nga Barcelona që nga momenti që Dani dhe Sheqeri janë nisur për t’u kthyer në Shqipëri.

Predhat e plumbave gjenden ende në skenën e krimit, ndërsa ajo që një ditë më parë ishte vendngjarje, të mërkurën i është kthyer normalitetit. Në vendin ku u vra Glimando Dani dhe u plagos Mustafa Sheqeri, qytetarët, shqiptarë e të huaj që kanë punë me aeroportin qarkullojnë si çdo ditë tjetër, por jo aq të qetë si zakonisht.

I plagosuri Mustafa Sheqeri, punonjës i AMP-së ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Këtë të martë Drejtori i Përgjithshëm i AMP-së, Eduart Merkaj pezulloi zinxhirin komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale. U ndaluan dy efektivë policie te komisariatit nr.3 pasi akuzohen se kanë falsifikuar vulat e stampave dhe formularët, në rastin e përpilimit të Vërtetimit të Besueshmërisë për Mustafa Sheqerin. /A2cnn/

atentat Gilmando Dani rinas Vrasje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.