Finalja e Europianit, mes Spanjës dhe Anglisë, do të gjykohet nga François Letexier. Francezi do të jetë arbitër kryesor në ndeshjen e 14 korrikut në Berlin.
35-vjeçari mban stemën e FIFA-s nga viti 2017, ndërsa ka gjykuar 65 ndeshje zyrtare të UEFA-s në karrierën e tij.
Në Europianin e këtij viti, ai ka drejtuar tre ndeshje: Kroaci-Shqipëri, Danimarkë-Serbi dhe Angli-Gjeorgji. Gjithashtu Letexier ishte gjyqtar i katërt në ndeshjen hapëse, mes Gjermanisë dhe Skocisë.
Në VAR, do të jetë gjithashtu në arbitër nga Franca, Jérôme Brisard i ndihmuar nga Willy Delajod dhe italiani Massimiliano Irrati.