Këtë vit finalja e festivalit ndërkombëtar “Eurovision” është trasmetuar në Youtube me emrin “Eurostream 2020” për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19.
Vihet re se kishte shumë herë më pak shikues se të gjitha herët e tjera.
Mësohet se fituesi është shpallur grupi “Daði og Gagnamagnið”, përfaqësues i Islandës me këngën “Think about things”.
Ndërkohë në 5 vendet e para janë renditur Islanda, Lituania, Rusia, Suedia dhe Belgjika.
Ndërsa Shqipëria me këngëtaren Arilena Ara arriti të kualifikohej në finale dhe u rendit në vendin e fundit me 63 pikë, 26 pikë nga juria dhe 37 pikë nga televotimi.
Mbetet në diskutim nëse ajo do të përfaqësojë sërish vendin tonë vitin tjetër në “Eurovision”, apo do të zgjidhet një tjetër përfaqësues.