Partia Social-demokrate, e cila kryeson një qeveri koalicioni prej pesë partive, ka zgjedhur ish ministren e Transportit Sanna Marin si kryeministren e re të Finlandës, e cila do të bëhet kryeministrja më e re në historinë e vendit.
Sipas Reuters, Marin, 34 vjeçe, do të marrë postin javën tjetër pas dorëheqjes së Antie Rine.
Më parë gjatë javës, Rine dha dorëheqjen pasi Partia Qendrore e Koalicionit njoftoi se kishte humbur besimin tek ajo për shkak të një serie grevash.