Finlanda kryeson raportin botëror të lumturisë. Ky raport mat mbështetjen sociale, të ardhurat, shëndetin, lirinë, bujarinë dhe mungesën e korrupsionit për të përcaktuar lumturinë kombëtare të një vendi.
Finlanda kryeson listën për të gjashtën vit radhazi, e ndjekur nga Danimarka, Islanda, Izraeli, Holanda, Suedia, Norvegjia, Zvicra, Luksemburgu dhe Zelanda e Re. Njerëzit janë më të lumtur duke jetuar në vende ku hendeku i lumturisë është më i vogël.
Lituania është i vetmi vend i ri në njëzetëshen e parë, por Afganistani dhe Libani i shkatërruar nga lufta mbeten dy vendet më të pakënaqura në sondazh. Kosova renditet në vendin e 34-tër, ndërsa Shqipëria në vendin e 83 në listën e 137 vendeve.