Policia italiane ka nisur një operacion antidrogë mëngjesin e kësaj të premte në Firenze. Sipas agjencisë së lajmeve Ansa, operacioni është i koordinuar nga karabinierët dhe prokuroria antimafia ndaj një grupi që merrej me trafik ndërkombëtar të drogës.
Autorietet kanë zbatuar urdhrin e gjykatës duke arrestuar pesë persona, katër shqiptare dhe një italian në Firence, Siena, Brindisi dhe në Shqipëri në Vlorë. Ndërkohë që janë sekuestruar gjysmë toni marijuanë.
Hetimet kanë çuar në identifikimin e një grupi kriminal, kryesisht shqiptarë, bën të ditur ANSA, që organizonin transportin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të drogës nga brigjet shqiptare drejt atyre puljeze. Prej andej dërgohej në mënyrë konstante në vendet kryesore të tregtisë në Itali.