Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Firmoset marrëveshja/ Ankaraja do furnizojë Damaskun me armë dhe pajisje logjistike

13:24 / August 14, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3966
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Turqia do të ndihmojë Sirinë me armatime, pajisje logjistike dhe trajnime ushtarake, sipas një burimi nga Ministria e Mbrojtjes së Turqisë, në kuadër të një marrëveshjeje të re bashkëpunimi ushtarak të firmosur mes dy vendeve.

Nëpërmjet një memorandumi mirëkuptimi të arritur pas negociatave disamujore, Ankaraja dhe Damasku kanë hedhur hapin e parë drejt një marrëveshjeje më të gjerë në fushën ushtarake, që përfshin trajnimin e ushtrisë siriane, ndihmën për pajisje dhe ndarjen e informacionit dhe përvojës.

“Memorandumi synon të koordinojë dhe planifikojë trajnime ushtarake, të ofrojë këshillim, ndarje informacioni dhe përvojash, si dhe sigurimin e pajisjeve ushtarake, sistemeve të armatimit, materialeve logjistike dhe shërbimeve të lidhura,” – tha burimi i Ministrisë së Mbrojtjes të enjten për mediat.

Turqia, anëtare e NATO-s, është shfaqur si një prej aleatëve kryesorë të Sirisë që pas rrëzimit të Presidentit Bashar al-Assad vitin e kaluar. Ankaraja ka deklaruar synimin për të ndihmuar në rindërtimin e forcave të armatosura siriane dhe të institucioneve shtetërore, si dhe për të mbështetur integritetin territorial të vendit.

Ndërkohë, Turqia është shprehur gjithashtu e pakënaqur me mungesën e zbatimit të një marrëveshjeje të arritur në mars mes Damaskut dhe Forcave Demokratike Siriane (SDF), të mbështetura nga SHBA. Sipas Ankarasë, SDF të cilën ajo e konsideron organizatë terroriste nuk ka përmbushur asnjë nga detyrimet e marrëveshjes dhe veprimet e saj po rrezikojnë unitetin politik të Sirisë.

Firmosja e memorandumit vjen pas takimeve të shumta mes ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes të të dy vendeve, si dhe shefave të shërbimeve inteligjente.

ankara arme Damask Furnisim marreveshje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Stuhia “Byron” godet juglindjen e Greqisë

12:59 / December 5, 2025

Mbyllet mbrojtja e Thaçit, dosjet dorëzohen në shkurt

17:51 / December 4, 2025

Stuhia përfshin disa zona në Greqi. Përmbytje, bllokime trafiku dhe operacione shpëtimi dramatike

17:37 / December 4, 2025

Hetimet për mashtrim dhe korrupsion, Federica Mogherini jep dorëheqjen si rektore e Kolegjit të Evropës

13:42 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.