Pas një muaji të bekuar të Ramazanit, sot besimtarët myslimanë kudo në botë festojnë Fiter Bajramin.
Me rastin e kësaj ditë shumë të rëndësishme në kalendarin fetar mysliman, mijëra besimtarë shqiptarë, kryen faljen e namazit në orën 06:40 në “Sheshin Skënderbej”, Tiranë nën drejtimin e Kryetarit të KMSH, Bujar Spahiu.
Ndërkohë bashkia e Tiranë mundësoi gjatë orëve të mëngjesit parkimin falas për të gjithë besimtarët myslimanë.