Agustin Miraka, një nga kontribuesit kryesorë në evidentimin e krimeve të komunizmit, ka humbur jetën ditën e sotme.
Familjarë dhe miq të njeriut që kaloi vite të tëra vuajtje në ferrrin komunist, apeluan për ndihmë financiare për të përballuar shpenzimet e kimioterapisë së tij, por pa mundur ta mbajnë në jetë
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë kreu i Shoqatës së Anti-komunistëve shqiptarë, Nebil Çika.
Postimi i Nebil Çikës
“Lamtumirë Agustin Miraka !
Me pikëllim të thellë morën vesh ikjen e parakohshme në amshim të vëllait, mikut, bashkëvuajtësit dhe bashkëluftetarit tonë te spikatur Agustin Miraka.
Ai u shua në spital në Romë pasi nuk ja doli dot të fitonte betejën e me një sëmundje të rëndë. Agustin ishte një nga aktivistët me të spikatur të kauzës sonë antikomuniste.
Pesonalisht do të më mungojë përshëndetja buzeqeshja, biseda, pothuaj e përditshme dhe veçanërisht kurajo që më jepje te Banka ku punoje në Bulevardin Dëshmorët e Kombit pranë selisë sonë në Tiranë.
Në emrin tim dhe të të përndjekurve politikë antikomunistë të Shqipërisë iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta zonjes Anila, vajzave dhe të gjithë të afërmve dhe miqve të tij .
Në jemi pranë tyre në këtë moment të dhimbshëm për të gjithë ne.
Qofsh i parajsës Agustin !.
Ike para kohedhe do të na mungosh shumë“.
Miraka, i cili ka përgatitur një biografi me foto për të gjithë të vrarët, të pushkatuarit dhe të burgosurit e ish-sistemit komunist, kishte kryer një operacion në zorrën e trashë por pas gati 8 sesionesh kimoterapie, vijonte të kishte problem serioze me shëndetin.