Arben Dervishaj është shfaqur sot pasdite në stadiumin “Air Albania” për të ndjekur miqësoren mes Shqipërisë dhe Bullgarisë.
Dervishaj akuzohej nga SPAK për inceneratorin e Fierit për korrupsion dhe falsifikim, por gjykata i rrëzoi këto akuza si të pabaza duke e lënë atë të lirë.,
Nga viti 2001 e në vazhdim, Dervishaj ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës “Ndërtuesve të Shqipërisë”.
Para arrestimit, Dervishaj ishte zëvëndëspresident i Federatës Shqiptare të Futbollit, si dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit nga viti 2006.