Në Tuz kanë nisur festimet pasi kryetari aktual i komunës ka arritur fitoren në zgjedhjet lokale. Raportohet se Nik Gjeloshaj dhe koalicioni “Forumi Shqiptar” morën 18 mandate që u siguruan fitoren.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka uruar fituesit e zgjedhjeve në Komunën e Tuzit. Po ashtu Nikolla thekson se vullneti i zgjedhësve do t’i shërbejë zhvillimit, mirëqenies, bashkëjetesës paqësore të komuniteteve dhe të drejtave të shqiptarëve në vendin fqinj.
“Përgëzime koalicionit “Forumi shqiptar”dhe kryetarit të komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, për fitoren në zgjedhjet e 5 marsit! Vullneti i zgjedhësve të Tuzit do t’i shërbejë zhvillimit, mirëqenies, bashkëjetesës paqësore të komuniteteve dhe të drejtave të shqiptarëve në vendin fqinj!”, shkruan Nikolla.