Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi pranon fitoren e PS të zgjedhjeve të 25 prillit teksa ka kërkuar falje për strategjinë e gabuar të djegies së mandateve duke i kërkuar falje mbështetësve.
“Urojmë fitoren e oligarkëve dhe bandave sepse fituan zgjedhjet dhe duhen uruar. Së dyti uroj presidentin Vuçiç për sondazhet e sakta për zgjedhjet në Sqipëri. Sot u mbyllën rezultaet e zgjedhjeve për mandatet e partive politike. Dua të falenderoj 107 mijë votuesit e vlefshëm që ia dhanë votën LSI-së dhe dua të falenderoj dhe 81 mijë votuesit e pavlefshëm, ku 70% e tyre janë votues të LSI-së. Falenderim zemre e shpirti për gjithë të rinjtë e të rejat, burrat e gratë që nuk pranuan as të intimidohen, as të shiten, nuk u trembën nga kërcënimet, po përkundrazi vazhduan betejën e tyre deri më sot. Makineria mediatike kundër LSI, poltikkem emdiatike oligarkike që nuk u tërhoq asnjë oment prej dy vitesh, që në momentin kur ne si LSI fatkeqësisht zbatuam një strategji që pati pasojat në kët rezultat dhe që nuk reflektoi vullnetin e qytetarëve për ndryshim, patëm një strategji të gabuar duke nisur që nga djegia e mandateve, mosmarrja pjesë në zgjedhje lokale, gjë që në mënyrë të qëllimshme i dha dashje pa dashje të gjitha pushtetet në dorë Edi Ramës përe të tjetërsuar që nga kushtetuta, grabitjen e pronave…”, tha ajo.
Kryemadhi kërkon falje për këtë qëndrim që sipas saj “nuk solli gjë tjetër veçse 70% e shqiptarëve që donin ndryshimin solli rrëmbimin dhe fitoren e zgjedhjeve nga banda kriminale”.
Kryetarja e LSI tha më tej se LSI nuk do të jetë vetëm në Parlament por në sheshe dhe do të vijojë denoncimet e saj për çdo manipulim dhe tjetërsim vote në këtë proces.
“LSI do të vazhdojë në mënyrë të pashtershme duke nisur që sot për ta çuar deri në fund betejën e procesit zgjedhor. I bëj thirrje të gjithë numëruesve dhe natëarëve të KZAZ të jenë vigjilent, sepse në Durrës ku Edi Rama merr mandatin e Elona Gurit vetëm me 139 vota deri tani kanë dalë mbi 15 fletë të pavlefshme të numëruara për PS”, duke shtuar se tradhtia është bërë në Durrës, Korçë e Berat.