Partia e Lirisë ka hapur kampingun veror të të rinjve në Jalë. Kryetari i kësaj force politike, Ilir Meta, në fjalën e tij ndau edhe një mesazh për të rinjtë.
“Që nga 25 korriku kam rënë 7-8 kile, kështu po të bëjmë garë mund të vendosim rekorde të reja. Jemi nisur për malore dhe para jush është një njeri që ka bërë gjatë këtyre 5 viteve që bënit Jalën ka ngjitur Jezercën, do bëj edhe Malin e Çikës. Ka disa parime, dhe parimi i parë është që po nuk u stërvite në kodra nuk ngjitesh dot në male, jam i sigurt që bashkë do arrijmë atë qëllim që ka PL që nga 25 korriku.”
Ai paralajmëroi më tej se rrëzimi i qeverisë do të jetë shumë i shpejtë.
“Mua më pëlqen të luaj në ekip, të luaj për ekipit, fitoren e kemi të padiskutueshme.”
“Do bëjmë që demokracia jonë të lëvizë, të mos bjerë më në gjumë, një popull që fle në demokraci zgjohet në diktaturë, dhe të rinjtë janë fuqia më e madhe për ta çuar demokracinë para, për të shembur këtë diktaturë të kalbur, të droguar, e një sekti përves që s’ka normë, që është gati të nxjerrë në shitje çdo interes të kombit tonë.”