Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Fitorja e parë e Veliajt dhe kantieri politik që hapi Kushtetuesja

20:03 / October 9, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Veliaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Pata

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese praktikisht i tha “JO” shkarkimit të kryetarit të zgjedhut të bashkisë së Tiranës, thjeshtë se nuk është paraqitur në punë.

Shpallja do të ndodhë më 31 tetor, kur ndërrohet edhe ora, por në vija të trasha do të vërë një precedent, të rëndësishëm. Që realisht është një fitore për Erion Veliajn, të burgosur e të bllokuar në një regjim të rreptë izolimi.

Një vendim që vjen edhe si një “hakmarrje” kushtetuese për dy precedentët që fitoren e siguruan “postmortem”, pasi ishin zgjedhur pasuesit. Përkatësisht Kryeprokurorët e Republikës Arben Rakipi dhe Theodhori Sollaku, shkarkimet e të cilëve u konsideruen antikushtetuese, por që nuk u konkretizuan.

Erion Veliaj sot është kryetar i bashkisë së Tiranës, pasi i tillë është zgjedhur nga vota e shumicës së qytetarëve me të drejtë vote. Një zyrtar i zgjedhur, nuk është një burokrat që mund t’i vësh kamera për të parë a vjen në 8 e ikën në 4. Gjë që në administratën e sotme është një hipokizi, pasi nëse titullarit apo titullares i shkrep që njerëzit të rrijnë në punë deri në 10 të natës, kjo ndodh ditë për ditë, edhe të shtunë e të dielë, edhe pse është shpelje me të dyja këmbët e ligjeve të Republikës.

Veliaj, ka vënë nëpërmjet një nisme ligjore, një të drejtë që Kushtetuta ja jep një të zgjedhuri por që mund ta heq për arsye “pragmatike” një drejtues politik për të zgjidhur një çështje qoftë edhe për të mirën e qytetit.

Kushtetuta është e para! Ky është vendimi që i ka dhënë Erion Veliajt pas tetë muajsh burgosje një fitore reale politike. E sipas gjasave pritet dhe është normale një qëndrim publik i tij për këtë verdikt. i cili ka frenuar më në fund revanin se mund të buburrosh në nene nëse do të gjesh një zgjidhje, që nuk ka lidhje. Që do të thotë Erion Veliaj nuk shkarkohet dot. 

Por kjo nuk do të thotë se drejtimi i bashkisë mund të mos ketë zgjidhje. Në shumë vende të botës kemi raste të delegimit të një zyrtari të qeverisë kur ka ndodhur një rast i ngjashëm. Në Itali ka ndodhur shpesh, por natyrisht janë juristët ata që duhet ta bëjnë debatin në këtë aspekt.

Ama politikisht, kjo fitore e Erion Veliajt në gjykatë, hap një kantier të ri për Tiranën. i cili nuk ka përs t jetë as i rastësishëm e as i beftë, por i menduar me logjikën e re që po hap dhe kushtetuese. Që Tirana nuk është një mësimorë për të shtruar makinën e radhës, por një kantier politik dhe idesh për të ngritur identitetin e së ardhmes së vendit.

Ku nuk mund të bëjnë betejë zgjedhjet rastësore të një establishment, por idetë e një projekti të menduar që në radhë të parë është politik. A do të ndodhë kështu? Kushtetuesja ka dhënë shumë mundësi.

fitorja kantieri Politik Veliajt ylli pata
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.