Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Fitorja ndaj Realit bën histori, Barça është gati të thyejë edhe mallkimin 87-vjeçar

02:22 / February 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
15512789512095
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Skuadra e Barcelonës sot ka fituar një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Real Madrid, duke e mposhtur 3-0 në shtëpi këtë të fundit për të siguruar pjesëmarrjen në finalen e Kupës së Mbretit. Në fakt, katalanasit sot hynë në histori, pasi u bënë skuadra e parë spanjolle që shkon në 6 finale radhazi të turneut, si askush më parë, as Reali në periudhën e tij më të artë kur dominonte pa kundërshtarë futbollin spanjoll.

Por për katalanasit, “El Clasico” i sotëm kishte një shije shumë më të veçantë. Në dekadën e fundit, ata kanë arritur të thyejnë trendin e sukseseve të Real Madrid, i cili kishte qenë zakonisht dominues në duele të tilla mes dy rivalëve e si rrjedhojë, me fitoren e sotme “El Clasico” mund të cilësohet në barazi të plotë.

Tashmë si Reali, ashtu edhe Barcelona, regjistrojnë nga 95 fitore secila në sfida zyrtare, kurse 51 takime kanë përfunduar në barazim. Të shtunën e ardhshme, kur luhet edhe “El Clasico” në kampionat, Barcelona do të ketë mundësinë të thyejë një tabu 87-vjeçare nëse arrin të sigurojë fitoren. Kjo pasi hera e fundit kur Barcelona ishte përpara në duelet direkt me Realin, ishte pikërisht 87 vite më parë. Që atëherë, dominimi ka qenë në krahun e “los blancos”. 

barcelona el clasico Real Madrid
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 2026

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

09:34 / February 6, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Momenti më i komentuar në rrjetet sociale, boksierit i bie parukja gjatë ndeshjes

15:59 / February 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.