Zgjedhje të parakohshme parlamentare ka njoftuar presidenti i ri i Ukrainës në ceremoninë e betimit të tij. Komediani tashmë kreu i shtetit Volodymyr Zelensky tha në ceremoninë në Kiev: Unë shpërndaj Verkhovna Rada (Parlamenti)”.
Me shumë gjasa zgjedhjet pritet të mbahen në tetor të 2019. Prioriteti i tij kryesore do të jetë ti japë fund konfliktit me rebelët e mbështetur nga Rusia në lindje të vendit.
Si një rishtar në politikë, ai bëri një fushatë të fortë kundër korrupsionit. “Njerëzit duhet të vijnë në pushtet që ti shërbejnë popullit”, tha ai në ceremoni.
Por Presidenti rus Vladimir Putin është shprehur se nuk do ta uroj Zelensky për postin e tij por do të presë për “sukseset e para në zgjidhjen e konfliktit të brendshëm në Ukrainën juglindore, dhe normalizimin e marrëdhënieve Rusi-Ukrainë”.
“Ne duhet të jemi islandezë në futboll, izraelitë në mbrojtjen e vendit dhe japonezë në teknologji. Ukrainasit duhet të bëhen zviceranë në aftësinë tonë për të jetuar të lumtur me të tjerët, pavarësisht ndryshimeve”, ka thënë ai gjatë betimit.
Lexo edhe- Një komedian zgjidhjet President i Ukrainës, ai fitoi 73.2% të votave