Një zjarr është regjistruar mëngjesin e sotëm në urgjencën e re në QSUT. Për situatën ka pasur edhe një reagim nga Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza, në të cilin thuhet se menjëherë sapo u raportua për zjarr janë marrë masat për sigurimin e pacientëve të shtruar, ndërsa po vijojnë hetimet për shkaqet e zjarrit.
“Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në katin -1 të godinës së QSUT është raportuar tym. Menjëherë janë marrë masat për sigurimin e pacientëve të shtruar dhe situata u vu nën kontroll në një kohë rekord dhe shkaqet e tymit po hetohen. Situata është në monitorim të vazhdueshëm dhe pacientët janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën, falë angazhimit të personelit mjekësor dhe atij zjarrfikës. Çdo gjë është nën kontroll dhe gjendja paraqitet e qetë”, thuhet në reagim.