Skenari i vetëm me të cilin luajti kryeministri Edi Rama në fushatën e 25 prillit sipas gazetarit Blendi Fevziu ka qenë që të fitonte i vetëm, përndryshe një skenar i dytë do të ishte i rrezikshëm për të.
“Rama mori 74 vota dhe flaku dhe PD-në dhe LSI-në nuk i duheshin më. Ai luajti për një skenar të fitonte vetë. Skenari i dytë që do të ishte i vështirë për Ramën do të ishte të merrte 68 vota dhe ti lutej ose PD-së ose LSI-së, por në këtë rast mund të kishte një ngërç tjetër, PD dhe LSI mund të bëheshin bashkë, të bënin 71 vota dhe ta linin Ramën. 25 prilli ishte më i konsoliduar me sondazhe sepse partitë kishin sondazhet e tyre dhe Rama ishte i sigurtë”, tha Fevziu i ftuar në MCN Tv.