Adriano u bë më i njohur për të gjithë gjatë viteve që kaloi te Interi, ku dëshmoi se ai mund të ishte më i miri në botë, por dështoi.
Braziliani u rrit te Flamengo, ku ai kaloi nga ekipet zinxhir tek ekipi i parë, dhe është një nga tifozët më të mëdhenj të këtij klubi.
Pikërisht 37-vjeçari nuk mund të përmbahej as ditën e djeshme, kur ekipi brazilian fitoi Kupën Libertadores, teksa mposhti 2-1 River Plejtin me përmbysjen.
Në një video të postuar në “Instagram”, shihet Adriano që menjëherë pas suksesit të Flamengos shpërthen në lot, dhe fillon të brohorasë me të madhe.
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme: