Selia blu ka nis ”spastrimet”, në nisje të sezonit të ri politik në vend. Deputetët demokratë të cilët nuk arritën të rikonfirmoheshin, pasi u lanë jashtë listës së mbyllur, janë hequr që sot nga grupet e aplikacionit WhatsApp, për anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe të vetë grupit parlamentar. Fshirja e tyre nga grupet e WhatsApp është bërë direkt nga Flamur Noka, sekretari i Përgjithshëm i PD-së.

