Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka tha në emisionin Now në Euronews Albania se askush dhe asgjë nuk do ta pengojë Sali Berishën ta prijë PD drejt mosbindjes civile dhe fitores.
Noka u shpreh se as SPAK dhe as Rama nuk do ta pengojë atë të takojë kryetarin e partisë së tij, edhe nëse e arrestojnë edhe atë vetë.
“Asgjë nuk do të arrijnë; Sali Berisha do ta drejtojë PD drejt ringritjes dhe mosbindjes civile. Të rrish e qetë Erla se nuk ka SKAP as Edi Ramë që të më ndalojë mua të takoj liderin e partisë sime dhe të konsultohem me të. Le të më arrestojnë edhe mua. Nuk ka SKAP të më ndalojë mua të takoj kryetarin e partisë sime për t’u konsultuar për aksionin opozitar”, tha Noka.