Nga Flamur Vezaj
Nga burgu janë porositur edhe vrasje, është kryer trafik
droge, punonjësit e policisë i furnizojnë me drogë dhe çfarë duan të burgosurit
etj, etj!! Këto janë disa nga fjalët e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve
Agim Ismaili para Komisionit të Sigurisë dhe në media këto dy ditët e fundit!
Çfare turpi!
Është skandaloze, ku edhe pse mbi 8 muaj në këtë detyrë, ai
vazhdon të bëjë konstatime dhe jo kallëzime për ndëshkimin e këtyre personazheve që ai i di! Jo vetëm kaq, por flet në media dhe para
deputetëve sikur të jetë përfaqësues i ndonjë OJQ-je që ka kryer ndonjë studim
dhe po publikon gjetjet! Po ke mbi 8 muaj në atë detyrë dhe akoma me
konstatime!!??? Po të kishte prokurori me këllqe dhe jo PPP te pushteti ndaj këtij
drejtori duhej ngritur akuzë për “moskallëzim krimi” e ndoshta edhe “shpërdorim
detyre” pasi i di të gjitha këto “pazare” që bëhen në institucionin që ai
drejton dhe çfarë ka bërë!??? Si mund të thuash e të bësh deklarata të tilla,
kur dihet tashmë që janë drejtorët e emëruar me firmën e tij, ata që fusin
karta e telefona në qeli për të fortët e burgjeve, disa kundrejt pagesës e disa
të tjerë me kushtin që i forti të bëjë zap të dënuarit e tjerë që mos të bëjnë
protesta në burg (psh: 313, 302, Peqin, Fushe-Kruje, Drenovë etj)!! Janë po këta
drejtorë që bëjnë pazare me të fortët e që lejojnë takime në grup me anëtar të
bandës (si Shullazi me shok) brenda burgut! Janë po këta drejtues (disa)
policie në burgje që zotrote i ke në varësi dhe marrin rroga mujore nga te
familjarët e të dënuarve (në burgje të sigurisë së lartë)! Dhe ju vazhdoni e bëni
deklarata!? Epo kësaj i thonë të ngatërrosh përgjegjësinë që ke me “analistin
apo studiuesin” e OJQ-ve! E në fund nuk harron të mbyll fjalën e tij me
premtimin se “do t’i jepet fund edhe trajtimit “VIP” të të
burgosurve”, po këto 8 muaj çfarë keni bërë veç ndryshimit të strukturës për
punësimin e militantëve dhe të deleguarve të deputetëve të zonave!? Gjithsesi
unë mbetem në pritje të SPAK-ut (të vërtetë) që këta drejtor dhe kopje të tillë
të përfundojnë brenda hekurave të burgut!
#shko merri
telefonin Shullazit, Dajtit etj, po ta mbajti#