Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Flasim ekspertët: Dieta e Beyonce mund të jetë e rrezikshme për shëndetin

20:55 / August 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
beyonce
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Këngëtarja e njohur Beyonce kohët e fundit zbuloi se kilogramët që fitoi pas lindjes së binjakëve Sira dhe Rumi u humbën me ndihmën e një diete 22-ditore.

Kjo ka ndikuar që mijëra njerëz në të gjithë botën të fillojnë dietën që ajo promovon dhe madje të paguajnë 11,50 funte në muaj për të pasur qasje në planin e kësaj diete.

Këto receta bazohen në ushqime me bazë bimore dhe përjashtojnë karbohidratet, sheqerin, mishin, peshkun dhe produktet e qumështit.

Por, Daniel O’Shaughness, një nutricionist në Shoqatën Britanike për Ushqyerjen dhe Mjekësinë e Jetës, paralajmëron se kjo lloj diete mund të çojë në “mangësi ushqyese”.

Siç tha ai në një intervistë për BBC, njerëzit mund të ndihen “të lodhur dhe të rraskapitur” për shkak të saj.

“Mund të jetë e rrezikshme për një person mesatar që të ndjekë këtë lloj diete nëse nuk ka një ekip ushqyesish dhe trajnerësh si Beyonce,” shpjegoi ai.

Konkretisht, kjo dietë propozon një konsum vetëm 1.400 kalori në ditë ndërsa ekspertët rekomandojnë 2.500 kalori për burrat dhe 2.000 për gratë, transmeton KosovaPress.

Përveç se nuk ka mjaftueshëm lëndë ushqyese në trup, O’Shaughness vë në dyshim se sa të shëndetshme janë opsionet, të cilat i sugjeron dieta e këngëtares, pasi vetëm një lëng i gjelbër përmban tetë lugë të pabesueshme sheqeri.

Kjo dietë 22-ditore u shpik në vitin 2013 nga miku dhe trajneri personal i Beyonce, Marko Borges, dhe këngëtarja e mbajti atë dy herë, 44 ditë, në vitin 2017, duke humbur 12 kilogramë.

beyonce dieta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.