Trafikantët shqiptarë të drogës kanë fituar terren në shumë vende të Europës. Disa nga vendet kryesore ku mafia shqiptare ushtron aktivitetin e tyre kriminal janë Franca, Gjermani, Belgjika dhe së fundmi edhe në Luksemburgu. Megjithëse nuk është në ato nivele që paraqitet në Bruksel dhe Antwerp, prania e organizatave kriminale shqiptare në nivel ndërkombëtar tregon se Luksemburgu është pjesë e rrjetit të tyre.
Trafikantët shqiptarë të drogës përdorin rrugën ballkanike e cila konsiderohet si një nga rrugët kryesore të transportit të kokainës, heroinës dhe marijuanës nga Amerika Latine për në Evropën Perëndimore.
Ata e furnizojnë Evropën me kokainë kryesisht nëpërmjet kontejnerëve në portet kryesore. Trafiku i drogës dominohet nga strukturat tradicionale mafioze, si ato në Shqipëri apo “Ndrangheta kalabreze”, e cila prej vitesh është e vendosur edhe në Luksemburg.
Duke iu referuar këtij organizimi të mafies shqiptare, ekspertët theksojnë se kjo mafie është e ardhmja e strukturave mafioze. Sipas ekspertëve, dega shqiptare aktualisht po riorganizohet më shpejt dhe për rrjedhojë po zgjeron me shpejtësi zonën e saj të ndikimit në vende si Belgjika, Gjermania, Franca dhe Luksemburgu. Policia federale belge ia atribuoi këtë faktit se grupet shqiptare falë disiplinës, besueshmërisë dhe profesionalizmit të tyre, lidhen veçanërisht më shpejt me organizata të tjera kriminale.
Sipas mediave luksemburgase, aktivitetet e mafias shqiptare në fushën e krimit të organizuar janë pothuajse të gjitha mbirajonale dhe ndërkombëtare. Ata merren kryesisht me trafik droge dhe në veçanti me import dhe eksportin e saj. Sipas ekspertëve, një grup është specializuar në krimin ndaj pronës dhe një tjetër vepron në trafikimin e qenieve njerëzore.
Një inventar i trafikut të drogës nënvizon gjithashtu një rritje të dukshme të rëndësisë së karteleve ballkanike. Këta të fundit dhe mes tyre grupe trafikantësh, kryesisht shqiptarë, luajnë rolin kryesor në furnizimin me kokainë në Gjermani. Që nga fillimi i pandemisë, raportohet se është rritur ndjeshëm edhe importi i marijuanës nga plantacionet shqiptare.
Në Gjermani, Belgjikë dhe Francë, autoritetet hetimore kanë ndjekur nga afër strukturat mafioze për pak më shumë se një vit e gjysmë. Ata me sa duket ishin mbështetur shumë në komunikimet e tyre celulare të koduara. Autoritetet policore evropiane tani ushqehen me sekretet e tyre.
Në qershor 2020, një operacion i policisë kibernetike deshifroi telefonat celularë kriptografikë të Encrochat, i cili kishte rreth 60,000 përdorues, më pas në janar 2020, forcat e sigurisë përgjuan të dhënat nga serverët e platformës Sky-EÇ për javë të tëra, ku u identifikuan 171,000 pajisje dhe u deshifruan mbi një miliardë mesazhe me tekste dhe foto. Kjo ka prodhuar edhe tensione mes grupeve kriminale. Në Artselaar, afër Antëerpen, kapoja e një prej krerëve kryesorë të mafies shqiptare, Bledar Muça u ekzekutua në janar me disa plumba në kokë.