Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Flet babai i nëntetares Hasanaj: Unë nuk isha dakort, por vajzës i pëlqente ushtria

12:08 / May 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Babi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Muharrem Hasanaj, babai i nëntetares së vrarë në krye të detyrës si pasojë e shpërthimit të një mine në Letoni, ku ndodhej me mision mezi i nxjerr. Në një rrëfim për News 24 , ai thotë se nuk do që fatin e së bijës ta kenë të tjerë.

“Fatin e vajzës sime mos ta ketë kush. Specialiteti i saj ishte të pastronte vendin nga minat, por i ndodhi ajo që nuk duhet të ndodhte”,- rrëfen ai.

“Takimin e fundit me të e kam pasur në 22 dhjetor kur e përcolla në Rinas për në Letoni. Pas asaj dite flisnim vetëm në telefon. Na merrte çdo dite dhe na pyeste a jemi mirë. Edhe dje në mëngjes folëm. Me tha se ishte mirë dhe se do të shkonte në punë. Pastaj mora lajmin e asaj që ndodhi”,- thotë ndër të tjera babai.

I ati shprehet se nuk ka qenë dakord me zgjedhjen e së bijës për të hyrë në ushtri, por se e ka pasur të pamundur t’ia priste ëndrrën në mes.

“Vajza punonte prej më shumë se 10 vjetësh në ushtri. Ishte dëshira e saj. I pëlqente uniforma. Ma ka shprehur këtë dëshirë para 10 vjetësh kur dorëzoi dokumentet për tu pranuar në ushtri. Unë si plak dhe malësor nuk isha dakord me këtë zgjedhje por përsëri e pranova, sepse të rinjve nuk ua pengon dot dëshirat”,- rrëfen më tej ai.

Muharremi shton se në këto ditë të vështira përveç mbështetjes së familjarëve dhe miqve, i është gjendur pranë edhe ushtria.

babai

Babai flet tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.