“Ky është vendim i jetës sime, nuk e fus në votim sepse PD do përçahet.” Kështu ka deklaruar në mbledhjen e sotme në selinë blu, Lulzim Basha pasi përjashtoi paraardhësin, njëkohësisht liderin historik të partisë nga grupi parlamentar.
Si vendim të jetës e ka cilësuar Basha, ndërkohë që mbledhja e sotme e grupit dhe anëtarëve të kryesisë u zhvillua me tensione të shumta.
