Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Tiranë ku efektivi i policisë Ludian Zaimi vrau me armën e shërbimit në Komisariatin Nr.3 kolegun Çaush Saliasi.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive banale ndërsa në dëshminë e parë autori 25-vjeçar ka thënë se viktima e bullizonte.
“Më ofendonte, i kisha akumuluar të gjitha.”- raportohet të ketë thënë Zaimi.
Këtij të fundit i janë vënë prangat ndërsa kanë nisur hetimet e mëtejshme për ngjarjen. Komisariati Nr.3 në Tiranë është kthyer në skenë krimi.