Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Flet eksperti/ Sa e rrezikuar është Shqipëria nga një sulm kibernetik rus?

21:19 / May 1, 20172 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kibernetike
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sulmet kibernetike dhe përhapja e lajmeve të rreme për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve, për Igli Tashin, ekspertin e sigurisë kibernetike, i cili prej vitesh jeton në Lozanë, janë reale, por në Shqipëri janë vështirësisht të realizueshme.

“Kërcënimi është real. Realizimi i kërcënimit nuk e di sa real është. Kjo është një pyetje që një specialist i sigurisë nuk mund t’i japë përgjigje, sepse duhet të kemi shumë elemente në dorë për t’i dhënë përgjigje. Vota elektronike në Shqipëri nuk praktikohet, domethënë ky është një problem më pak që kemi. Pastaj manipulimi i opinionit nëpërmjet lajmeve të rreme, nuk besoj që do të kemi nevojë për rusët që të manipulojmë opinionin shqiptar, këtë gjë e bëjmë shumë mirë në vet shqiptarët”, thotë eksperti Tashi.

Sa real është kërcënimi i një sulmi kibernetik rus në Shqipëri?

“Rusia është një vend me potencial të madh inxhinierësh dhe dijesh në fushën e sigurisë. Përdorimi që Rusia, apo dhe shtete të tjera, si Kina mund t’i bëjnë këtij potenciali të madh që kanë krijuar, është një punë e tyre. Por unë nuk e shoh si një kërcënim, por e shoh si dikë që nëse një ditë i mbushet mendja të na kërcënojë, do të kemi probleme”, shton ai.

Si ekspert i sigurisë kibernetike, Igli Tashi nënvizon dhe ato që ai i cilëson “infrastruktura kritike” , të cilat mund të jenë objekt i sulmeve kibernetike.

“Bankat janë infrastruktura kritike. Ne hidrocentralet  tona nuk i komandojmë elektronikisht. Këto quhen infrastruktura kritike. Sistemi elektrik i joni, mesa di unë, mund të ketë hyrë menaxhimi elektronik, por prapë…Sistemi bankar, s’ka sesi të jetë ndryshe. Është sistemi i vetëm që është plotësisht i lidhur me rrjetin dhe ky mund të jetë shënjestra e parë e tyre, jo për të destabilizuar Shqipërinë, por në kuadër të një destabilizimi më të gjerë, ku Shqipëria mund të bëjë pjesë, por Shqipëria e vetme jo”, vlerëson eksperti Igli Tashi./ top channel

Kibernetike Shqiperi Sulme
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.