Deputeti i Kurbinit, Gjetan Gjetani, i përjashtuar pak kohë më parë nga Partia Socialiste, i është bashkuar tashmë Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Në një intervistë për “Neës 24” Gjetani ka treguar se kur i lindi ideja e kalimit te LSI, ndërsa për përjashtimin nga PS u shpreh se Rama nuk do ta kishte larguar “në qoftë se do të isha pjesë e bandave kriminale”.
“Ideja ka lindur pas periudhës së tërmetit, në atë moment kuptova se Rama nuk po reflekton për zonën e Kurbinit në mënyre absolute. Nuk e kisha vendos që të kalojë në asnjë parti, qëllimi im ishte që të përfundonte legjislatura, mandati dhe të merrem me punët e mia private. Por më ka habitur mllefi që ka z.Rama për Kurbinin dhe për qytetarët e Kurbinit. Kjo ishte arseja që unë mendova të bëj një lëvizje të kaloj në një parti tjetër”, tha Gjetani.
Gjetani tregon se ka negociaur për t’iu bashkangjitur LSI-se, drejtpërdrejtë me kryetaren, Monika Kryemadhin.
“Kam komunikuar drejtpërdrejt me Kryetaren e LSI, znj.Monika Kryemadhi, të cilën e falënderoj për besimin, e falënderoj që me bëri pjesë të LSI. Nuk kam shkuar te LSI për të marrë premtime. Qëllimi im të ndihmoj zonën e Kurbinit”, u shpreh ai.