Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë zyrtarisht të lidhur dhe prej javësh çifti më i ri i showbizz-it po del hapur. Ne një intervistë për emisionin “Tour de Cool” në televizionin T7, Genci ka treguar diçka më shumë rreth prindërve të Enit dhe marrëdhënies së tij me ta.
“Ne jemi njohur edhe më herët për shkak të muzikës. Prindërit e Enit janë fantastikë. Fillimisht ata kanë bërë një punë të jashtëzakonshme me Gretën dhe Enin në muzikë.”
Më tutje artisti shtoi se me prindërit e partneres ka shumë gjëra për të folur, pasi “kur ke njerëz të tilla përballë që e njohin muzikën në detaj, temat nuk shterojnë kurrë.” Ndonëse nuk ia kishte marrë mendja kurrë, siç edhe vetë shprehet, këngëtari shkon me qejf për t’i takuar.