Takimi me kancelaren Angela Merkel nuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimin e Presidentit të Francës sa i takon vendimmarrjes për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE.
Macron është i prerë kur thotë se në fillim duhet reformimi i BE dhe më pas vendimmarrja pozitive për negociatat
Ministri i Jashtëm Gent Cakaj shprehet se proçesi tashmë varet nga politikat e BE-së.
Gent Cakaj tha:
“Situata është e qartë. Franca thotë që nuk ka negociata as zgjerim pa reformim të BE-së. Proçesi tashmë nuk i takon Shqipërisë.”