Nuk ka pranuar t’i ketë sulmuar turistët spanjollë. Mihal Kokëdhima ka deklaruar në seancën gjyqësore për masë sigurie, se vetëm donte t’i ndalonte ata.
“Më morën zvarrë me makinë. Ç’është kjo punë, nuk ka prekur njeri me dorë. Ku janë faktet që i preka me dorë?!
Më rrëzuan në Qeparo nga makina. Si ka mundësi… unë nuk e theva xhamin për t’i dëmtuar,
por për t’u mbajtur.
Unë u mora targën, telefonova policinë. Ata i futën marshin të më shtypnin dhe unë u hodha në kroskot. Kam dy fëmijë në shkollë në Gjermani dhe ne dy muaj punojmë. Më lini të punoj”,- tha Kokëdhima teksa u dakordësua me kërkesën e avokatit për garancinë pasurore. Në fund, Gjykata e Vlorës dha masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Nga video Mihal Kokëdhima shfaqet mbi kofanon e furgonit në ecje, nga Porto Palermo deri në Qeparo ku gjithë kohës qëllon me grushte xhamin e përparmë të cilin e theu. Ai vërtet u kërkon turistëve dhe shqiptarëve që ishin në makina që ta ndalin furgonin kur situata për të bëhet e vështirë, por edhe kur zbret nga kofano ai tenton të hapë derën e shoferit dhe teksa makina largohet me shpejtësi, ai godet sërish me grushte furgonin. ”
Lexo edhe: Video / ‘E kam mik kryeministrin…’ Dëgjoni bisedën e Mihal Kokëdhimës me avokatët e tij