Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Flet xhaxhai i të riut që u vra në Prizren: Tre djemtë hynë në Shqipëri me nipin e vdekur, u qëlluan pasi ikën nga “Cobra City”

23:43 / January 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
besim cengu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Besim Cengu, xhaxhai i Visart Cengut, 31-vjeçarit të vrarë në Prizren, ka thënë se nipi i tij dhe dy shokët e tij, po iknin pas zënkës në lokalin “Cobra City”, kur sipas tij, janë qëlluar nga pronari i lokalit. Pas tragjedisë, tre djemtë që ishin qëlluar, kanë ikur drejt Shqipërisë dhe nuk ishin ndalur as në kufi. Visart Cengu ishte i vdekur kur ata kishin mbërritur në Shqipëri, ka thënë ai.

Ai ka thënë se që të tre djemtë shqiptarë nga Kukësi ishin mërgimtarë, që kishin shkuar për ta vizituar për qejf Prizrenin. Ai ka thënë se darkën, që të tre, nuk e kishin ngrënë në lokalin ku ndodhi gjithçka.

“Ata tre djem kanë shkuar në Prizren për të konsumuar një darkë për qejf. Kanë qenë paqësor, edhe në kontrollin e veturës, nuk është gjetur as edhe gjysmë fisheku. Djemtë tanë nuk kanë konsumuar bukë aty, kanë ngrënë diku tjetër”, ka thënë ai në Pressing të T7.

“Aty janë kthy me pi nga një pije, dhe aty ka nis konflikti. Djemtë kanë hipur në makinë, pas ngatërresës brenda, dhe sapo janë nisur janë qëlluar. Këta kanë qenë jo në ofensivë, por në defansivë, kanë qenë duke ikur”, ka thënë më tej Cengu, duke e quajtur të dyshuarin Dibran Hoxhaj “një kapadai gjysmë-oriental. Është qëllu nga personi që e menaxhon gjithë atë lokal, pra është pronari”, ka thënë ai.

Cengu ka thënë se kur të tre djemtë e kishin kaluar kufirin Kosovë-Shqipëri, nuk ishin ndalur nga askush dhe se Visarti tashmë kishte vdekur në makinë, si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit.

“E dyta punës si kanë ardhur… ata nuk janë ndaluar, nuk e kanë ditur se aty e kanë pasur njeriun e vrarë. Nuk ka pasur as lëvizje, as zhurmë. Ju mund të thoni se si janë futur në doganë, por nuk e di unë, nuk jam prokuror”, ka vazhduar Cengu.

“Ata kanë pasur frikë se do të jenë të vdekur. Kjo është skandaloze, ata pasi kanë ikur janë qëlluar. Nuk kanë pasur asnjë lloj faji”, ka thënë ai.

kobra Prizren visart cengu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.