Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Flori Mumajesit i paskan ‘vjedhur’ një prej këngëve më të suksesshme, ja cila

19:57 / July 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Flori Mumajesi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fansat e tij, e kuptojnë çdo ditë mungesën pasi e ndjekin vazhdimisht aktivitetin e Flori Mumajesit të paktën “online” dhe tashmë e kanë kuptuar që u bë kohë që kompozitori nuk është më aktiv.

Por edhe të tjerët, teksa ndjekin dhe shohin artistët shqiptarë të angazhuar me koncerte dhe gjithë mundësitë që të jep vera për të qenë sa më pranë publikut, me siguri kanë pyetur veten: “Ku është dhe çfarë po bën Flori Mumajesi, përse është “zhdukur”?”

Për të qenë të saktë, postimi i tij i fundit në Instagram është bërë në 6 prill dhe që prej asaj kohe, Mumajesi nuk ka postuar as në Story.

Nëse keni qenë të vëmendshëm edhe në posterat e koncerteve të verës në Shqipëri dhe jashtë saj, Klajdi Haruni, Bruno dhe Miri kanë performuar të vetëm ose krah artistëve të tjerë.

Lidhur me këtë, burime për News31.al konfirmuan se Flori Mumajesi i ka anulluar në fakt të gjitha koncertet e verës dhe arsyeja ka qenë nevoja për një pushim të gjatë, përkushtim total ndaj vetes, tërësisht i merituar pas 20 viteve karrierë pa pushim.

Në fakt gjithçka paska qenë tërësisht ndryshe. Ai thjesht po zgjeron kufijtë e muzikës së tij. Për ta kuptuar më mirë: Flori Mumajesi në të vërtetë po hesht por jo muzika e tij…

“Mori” numëron 32 milion klikime aktualisht në Youtube, padiskutim konsiderohet një nga këngët më të pëlqyera të kompozitorit të njohur dhe pikërisht këtu qëndron çeshtja: “Mori” është edhe e preferuara e grekëve.

Ditën e djeshme është publikuar “Taksidi Magiko” me muzikën e “Mori” të Flori Mumajesit. Kënga është një bashkëpunim mes Xristina Salti dhe Ilias Vrettos dy këngëtarë të famshëm të muzikës greke të hiteve si “Siga”, “Ti Allo Theleis” apo “I Agapi Mpori“.

Flori ndoshta mund të ketë rënë në heshtje por jo krijimet e tij, pasi emra të njohur të artit grek përcjellin talentin e krijimtarisë së Florit edhe në shtetin fqinj duke treguar akoma edhe një herë se arti i bukur nuk njeh kufij, shkruan Blitz.al.

flori mumajesi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.