Mungesa e Flori Mumajesit në rrjetet sociale është komentuar gjatë teksa prej katër muajsh këngëtari nuk kishte postuar asgjë, teksa shihej vetëm teksa jepte pëlqime në postimet e miqve të tij.
Duket se pritjes i ka ardhur fundi dhe Flori rikthehet fuqishëm. Në një video të postuar në rrjetet sociale ai shpreh mirënjohjen për të gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe dhe janë interesuar për të gjatë këtyre muajve që ka munguar.
Ai madje jep dhe një lajm të mirë për rikthimin qoftë fizikisht ashtu edhe në muzikë.
Më herët, ai kishte lajmëruar se po mendonte të hiqte dorë nga muzika dhe ky është një konfirmim se Flori do të rikthehet sërish me projekte të reja.
