Florian Agalliu nuk do të jetë më pjesë e “Top Channel”! Lajmin që qarkulloi kudo nëpër portale moderatori e konfirmoi vetë, i kontaktuar nga Anabel.al.
Duke filluar që nga janari i vitit të ardhshëm, Agalliu nuk do të jetë më pjesë e “Në shtëpinë tonë”.
Moderatori u shpreh për Anabel.al se arsyet që e çuan drejt këtij vendimi ishin krejt personale dhe se bashkë me të, do të largohet dhe bashkëshortja e tij, Renisa Shabani, autore e “Në shtëpinë Tonë” që prej fillimit të programit.
“Po, është e vërtetë që do të largohem nga Top-i. Po largohem me dëshirën time. Këtij vendimi i është bashkuar edhe bashkëshortja.”
Në mars të 2019-ës, Agalliu i ftuar tek “Thumb” paralajmëroi një ikje të mundshme, duke thënë se ka vendosur të shkëputet nga televizioni, ose të paktën nga Top Channel.
“Vjen një moment që thua ‘Prap do xhiroj unë sot?’ Imagjino kur je përditë në një emision.”- u shpreh ai asokohe.
Aktualisht Floriani i është dedikuar pjesëmarrjes së tij në “Dance Ëith Me”, ku konkuron krah Era Rusit dhe gjithashtu projekteve të reja në teatër.