Boksieri Florian Marku do të përballet më 2 shtator me Dylian Moran. Gjatë një interviste të zhvilluar në Manchester, për t’u njohur me kundërshtarin ndodhi një incident i papritur.
Në momentin e intervistës së Markut, atij iu afrua boksieri Chris Kongo, i cili po e pengonte. Boksieri shqiptar i kërkoi largimin nga aty, por Kongo nuk e dëgjoi, madje e injoroi. Kjo gjë bëri që ata të revoltohen, ku Marku e shtyu dhe goditi Kongon.