Aktori i mirënjohur i humorit Florian Binaj ishte i ftuar në emisionin “Rreze Dielli” sot në Report TV, ishte a i cili tregoi për rrugëtimin e tij përgjatë gjithë këtyre viteve në “Portokalli”, ku foli dhe por personazhin e parë që ka imituar dhe që i solli shumë sukses,në rol ai i figurës së Edi Ramës.
Kolazhi i personazheve të tij është jashtëzakonisht i gjatë dhe i larmishëm me një figura nga më të spikaturat që ka imituar përgjatë këtyre 15 viteve në “Portokalli”. Por Edi Rama është personazhi i parë që ka imituar Florjan Binaj, dhe nuk i është ndarë thuajse në të gjitha etapat e tij politike. I ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, aktori i mirënjohur i humorit tregoi pikërisht për rrugëtimin e përbashkët me Edi Ramën.
Edi Rama ka qënë personazhi i parë që unë kam bërë në Portokalli dhe në kohën kur unë e kam imituar ai ishte në kulmtin e tij për veshjet e çuditshme, daljet ekstravagante apo zënkat me gazetarët. Kisha 2-3 muaj që kisha filluar ta imitoja dhe më thanë shokët ik e provoje…është pak histori e gjatë e nuk kemi kohë që ta tregoj të gjithën. Por kemi ecur bashkë gjatë gjithë këtyre viteve, e kam imituar si kryetar bashkie, kryetar partie, e kryeministër, tani të shohim në të ardhmen.
Florjan Binaj, aktor
I pyetur me humor nëse mendon se do ta imitojë si president apo edhe mbret, aktori tha një jo të gjatë.
Por pavarësisht se e imiton prej 15 vjetësh nën petkun e posteve të ndryshme politike që ka mbajtur, Edi Rama nuk i është mërzitur aspak si personazh. Dhe ka një arsye të fortë për këtë që Binaj e rrëfeu me shumë humor dhe finesë gjatë emisionit “Rreze Dielli”.
Jo (nuk më është mërzitur) sepse unë bëj Ramën tim, unë jam ai Rama që Rama nuk do që ta nxjerrë veten dhe përpiqem të nxjerr gjithmonë atë që ai fsheh. Çdokush ka pjesën e tij profesionale, njerëzore, familjare etj me radhë. Ne pjesën familjare nuk e prekim asnjëherë por prekim pjesën e prapaskenës. Pra ajo çka njerëzit nuk shohin. Pra përpiqemi të themi të vërteta që gjithësekush e di ku gënjën e di atë të vërtetën që ka brenda por thotë gënjeshtrën. Ne themi të vërtetën duke fshehur gënjeshtrën.