Pak ditë më parë në media bëri bujë lajmi se aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj është infektuar nga koronavirusi. Por sa i përket këtij lajmi vet aktori reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale duke deklaruar se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se do karantinohet për 2 javë.
Ajo çka krijoi më shumë polemika dhe debat ishte fakti që në mediat kishin përmendur në lajm se aktori ishte infektuar në Përmet, ku kishte qenë ditë më parë. Vet aktori tha se nuk ka qenë në Përmet sëfundmi, por që prej datës 7 qershor.
Megjithatë Binaj i ka quajtur këto lajme dashakeqëse, shpifje, duke pretenduar se duan t’i bëjnë keq pasi sipas tij e vërteta do dalë në shesh shumë shpejt, duke kërcënuar mediat se do t’i padisë në gjykatë. Tashmë i karantinuar në shtëpi, Binaj do të qëndrojë për 14 ditë sipas rregullit të publikuar edhe nga OBSH.
Sot përmes një postimi të fundit që ka bërë në Instagram, ai ka treguar se gjëja e vetme që bën gjatë gjithë ditës, është të flejë gjumë. Teksa ka postuar foton e një qeni duke fjetur gjumë, sipër postimit ka shkruar: Të shtatat e karantinës.
