Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fluksi i udhëtarëve, në portin e Durrësit rikthehen lundrimet e dyfishta të trageteve! Në Kapshticë e Kakavijë dalin 10 mijë emigrantë në 24 orë

16:10 / January 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
01
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Portin e Durrësit, tragetet nisen këtë të enjte lundrimet e dyfishta, vajtje-ardhje brenda ditës drejt Barit e Ankonës. Kapiteneria bën të ditur se po menaxhohet fluksi i udhëtarëve. Ndërsa emigrantët që po largohen pas pushimeve shprehen pozitiv për çmimet dhe atmosferën festive në Shqipëri.

“Kaluam shumë mirë, tani po ikim. Atmosfera në Tiranë shumë e këndshme. Radhë nuk ka, gjithçka shumë mirë”, thanë ata.

Në terminal janë hapur 22 sportele operacionale në dispozicion të përpunimit të pasagjerëve dhe mjeteve. Lundrimet dyfishe të trageteve do të operojnë përgjatë datave 4 deri më 7 janar. Ndërkohë që është kryer dhe aplikimi i masave shtesë, kryesisht në parametrat e sigurisë dhe të shërbimeve.

Kapshticë

Emigranët që kaluan pushimet në Shqipëri po kthehen në vendet e punës. Në Kapshticë gjatë 24 orëve të fundit kanë kaluar drejt Greqisë 5800 shtetas. Autoritetet kanë punuar me 3 sportele në dalje e tre në hyrje. Pritja për automjetet nuk zgjat më shumë se 5 minuta.

“Erdhëm për dy ditë dhe po kthehemi se kemi punë. Kaluam mirë, radhë nuk ka, po lëvizim normalisht”, thanë emigrantët.

Kakavijë

Edhe në Kakavijë fluksi po menaxhohet nga autoritetet greke dhe shqiptare pa krijuar radhë. Gjatë 24 orëve të fundit nga Kakavija kanë dalë 4146 shtetas shqiptarë dhe kanë hyrë 2333 persona.

porti udhetaret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.