Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka reaguar në Facebook duke i kthyer përgjigje Jamarbër Malltezit i cili i ka cilësuar deputetët që mbështesin Bashën si palaço. Açka shkruan se ajo voton siç ia ndien sentimenti politik dhe i bën thirrje Berishës të mbledhë ata që ajo i quan zagarë. Më tej ajo shkruan se ka fjalën dhe votën për sjelljen e saj politike dhe se nuk voton me heshtje, as me kinse, por me karton.
”Doktor, mblidhi zagarët!
Unë votoj siç më dikton ndërgjegjja ime dhe siç ma ndien sentimenti politik, të cilin, veç Zotit, nuk ka kush fuqi ta urdhërojë.
Ky shqetësim i madh që ju paska zënë, më thotë se kam vepruar drejt. Unë jam deptete, jo çamarroke, e Parlamentit shqiptar. Kam fjalën dhe votën për sjelljen time politike.
Unë nuk e votoj këtë qeveri, as me heshtje, as me kinse, por me karton”, shkruan deputetja demokrate.