Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Flutura Açka thirrje deputetëve të PD: Mos prisni të bjerë Berisha! Asnjë analizë për humbjet në zgjedhjet

16:38 / November 12, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Acka 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputetja e PD Flutura Açka i dërgon një mesazh deputetëve aktualë të PD. Ajo tha se ata duhet që të bëjnë betejë edhe brenda PD, dhe jo të presin largimin e Sali Berishës. Açka tha se PD nuk hyri në zgjedhjet e pjeshme që u mbajtën për 5 bashki dhe duhet që të mbajë përgjegjësi.

”Unë s’doja që të kisha konflikt me forcën time dhe kjo ndodhi. Mbase dhe faji ishte i imi. Por unë nuk kisha shkuar aty për të qenë politikisht korrekt me njërin apo me tjetrin në raport. Tani shoh kolegë që presin që Berisha të bjerë. Po betejat bëhen në parlament dhe bëhen në partinë tënde. PD nuk hyri në zgjedhje dhe kur flitet për zgjedhje ti ke përgjegjësinë tende.

Unë e kam mbështetur Berishën për 30 vite por mënyra si erdhën gjërat unë nuk mund të mbyllja sytë, për një karrige parlamenti, kjo nuk është lufta ime”,-tha Açka. Nga ana tjetër, Açka nënvizon edhe se lidershipi kësaj partie nuk ka mbajtur përgjegjësi dhe nuk ka bërë asnjë analizë për humbjet që ka pasur në zgjedhje.

”Lidershipi i kësaj partie nuk e ka bërë detyrën, sepse sot do të ishim në pozita të tjera. Të gjitha palët duket sikur ndihen mirë me këtë gjë po atëherë i bie që kot i kemi bërë betejat. Nuk kemi asnjë analizë dhe asnjë reflektim. Ne kemi shkuar në një sistem që ndoshta që në nënshtresë mund të jetë ky bashkëpunimi. Komisionet e reformës territoriale dhe zgjedhore, a i kishim para dy vitesh pse nuk dhanë rezultate. Ata kanë shkatërruar demokracinë dhe përgjegjëse janë të dyja palët”.

Berisha Flutura Açka PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.