Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fluturime direkt nga Tirana në Mykonos? Konstantinos Koukas: Në verën e vitit 2023, udhëtimi do zgjasë 55 minuta

23:37 / December 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Konstantinos koykas
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në verën e vitit 2023 nga Tirana mund të ketë fluturime direkte drejt ishullit të Mykonos në Greqi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku grek Konstantinos Koukas, i cili në një intervistë për emisionin ‘Opinion’, ka treguar se janë duke punuar për këtë projekt së bashku me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe ministren e Turizmit Mirela Kumbaro.

Blendi Fevziu: Normalisht, ka qenë një ide ose një projekt për të pasur fluturime direkt midis Tiranës dhe Mikonosit. Çfarë po ndodh me këtë projekt?

Kryebashkiaku i Mykonos: Jemi duke punuar në këtë projekt. Kemi pasur diskutime me Ministren e Turizmit dhe me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës që sezonin e verës së 2023 të kemi fluturime direkte që do të lidhin Tiranën me Mikonosin…

Blendi Fevziu: E cila duhet të jetë 55 minuta ose 50 minuta në total…

Kryebashkiaku i Mykonos: 10 minuta më shumë se Athina, ose edhe më pak.

Blendi Fevziu: Po, 10 minuta më shumë se Athina sipas përllogaritjeve të mija. Pra vitin tjetër, do të kemi fluturime direkte me Mikonosin?

Kryebashkiaku i Mykonos: Po përpiqemi fort që diçka e tillë të ndodhi.

Blendi Fevziu: Kjo është diçka shumë e mirë për ne, shpresoj të jetë diçka e mirë edhe për ju…

Kryebashkiaku i Mykonos: Shpresoj që ju të jeni te avioni i parë. Sigurisht që është e mirë edhe për ne, prandaj po përpiqemi fort që kjo të ndodhi.

Blendi Fevziu: Sa investime të huaja ka në ishull?

Kryebashkiaku i Mykonos: Çfarë doni të thoni?

Blendi Fevziu: Gjatë kësaj kohe. Mund të jenë hotelet edhe restorantet, e të ketë të tjerë që i bëjnë investimet.

Kryebashkiaku i Mykonos: Sa shumë investime?

Blendi Fevziu: Po. Keni ndonjë ide?

Kryebashkiaku i Mykonos: E keni fjalën në para?

Blendi Fevziu: Po.

Kryebashkiaku i Mykonos: Nuk mund të përllogarisë diçka të tillë.

Blendi Fevziu: Çfarë po bëni që të përmirësohet edhe më shumë Mikonosi?

Kryebashkiaku i Mykonos: Gjithmonë përpiqemi të përmirësojmë infrastrukturën, çka është më e rëndësishmja. Përveç kësaj përpiqemi po ashtu që ta bëjmë Mikonosin të njohur edhe për gjëra të tjera. Vitet e fundit po përpiqemi fort që Mikonos të bëhet e njohur për kulturën e saj, të krijojmë evente kulturore të cilat do ti promovojmë përveç atyre gjërave të tjera për të cilat Mikonos është e njohur tashmë. 

fluturime konstantinos koukas mykonos
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.