Rimëkëmbja pritet të jetë më e shpejtë, nga sa pritej, në ekonomitë e zhvilluara, por më e ngadaltë për vendet në zhvillim, për shkak veçanërisht të aksesit të pabarabartë në vaksinat antiCOVID-19, paralajmëroi sot Fondi Monetar Ndërkombëtar.
“Aksesi në vaksina është bërë hallka kryesore e këputjes që ndan rimëkëmbjen globale në dy blloqe”, tha FMN në parashikimet e saj globale ekonomike të përditësuara.
Nga njëra anë, janë ekonomitë më të përparuara, që kanë akses në vaksina dhe “mund të presin normalizimin e biznesit këtë vit”.
Nga ana tjetër, janë vendet që kanë pak ose aspak akses në to dhe “do të vazhdojnë të përballen me një ringjallje të infeksioneve dhe rritjen e numrit të vdekjeve të lidhura me COVID-19”.
Produkti i brendshëm bruto (PBB) pritet të rritet më shpejt, nga sa parashikohej, në ekonomitë e zhvilluara, me 5,6 për qind në 2021 (0,5 pikë përqindje më shumë se në parashikimet e fundit në prill).
Në të kundërt, tregjet e sapokrijuara dhe ekonomitë në zhvillim pritet të përjetojnë një rritje të fortë këtë vit, por më ngadalë nga sa pritej më parë, me 6,3 për qind(-0,4 pikë përqindje).