Alfred Kammer, kreu i departamentit evropian të FMN-së u ka bërë thirrje vendeve evropiane të ndërmarrin një sërë hapash për të lehtësuar goditjen, që mund të vijë nga mungesa e gazit rus. Sipas tij, Evropa mund të bëjë maksimumi 6 muaj por përtej kësaj ndikimi që do të kishte në ekonomi do të ishte shumë i rëndë.
Shumica e vendeve evropiane mbështetet te Rusia për pjesën më të madhe të nevojave për energji, veçanërisht gaz natyror, dhe ekonomistët e FMN-së po shikojnë kostot ekonomike të humbjes së furnizimit të Moskës.
“Gjatë gjashtë muajve të parë, Evropa mund të përballet me ndërprerjen e furnizimeve alternative. Megjithatë, nëse mbyllja e gazit do të zgjaste deri në dimër dhe për një periudhë më të gjatë, atëherë kjo do të kishte efekte të rënda. Vendet perëndimore kanë konsideruar vendosjen e një embargoje ndaj energjisë ruse si hakmarrje për pushtimin e Ukrainës, ndërsa Moska gjithashtu mund të mbyllë eksportet për të goditur sanksionet e dëmshme të vendosura tashmë ndaj qeverisë. Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon se një humbje totale e furnizimeve me gaz dhe naftë ruse mund t’i kushtojë Bashkimit Evropian 3% të PBB-së, në varësi të ashpërsisë së dimrit”.
Ai bëri thirrje për hapa për t’u përgatitur për këtë skenar.